Kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohamed al-Bashar u bëri thirrje refugjatëve të kthehen në atdheun e tyre
- Kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohamed al-Bashir u bën thirrje refugjatëve sirianë në mbarë botën që të kthehen në atdheun e tyre pas përmbysjes së regjimit të Bashar al Asadit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:52, 11 dhjetor, 2024
Damask, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohamed al-Bashir u bën thirrje refugjatëve sirianë në mbarë botën që të kthehen në atdheun e tyre pas përmbysjes së regjimit të Bashar al Asadit.
"U bëj thirrje të gjithë sirianëve jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka rifituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni!, tha Bashir në një intervistë të publikuar sot për gazetën italiane "Koriere della sera".
"Me përfundimin e dekadave të sundimit nga familja Asad, tani duhet të rinovohet siguria dhe stabiliteti në të gjitha qytetet siriane, në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen në jetën normale", shtoi Bashir.
Sipas marrëveshjes fillestare, ai duhet të qëndrojë në funksion deri në mars.
Al-Bashir tha se një nga qëllimet e tij më të rëndësishme atëherë do të ishte të ndihmonte rindërtimin e vendit të tij të shkatërruar nga lufta dhe refugjatët sirianë mund të luajnë një rol të rëndësishëm pas kthimit të tyre me përvojën e tyre të fituar jashtë vendit.
"Duhet ta rindërtojmë vendin tonë dhe ta ngremë në këmbë dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve", tha ai.
Al-Bashir më herët ka shërbyer si kryeministër i Idlibit, një nga bastionet më të mëdha të rebelëve. Nga atje, grupi islamik "Hajat Tahrir al-Sham" (HTS) - komandanti kryesor i të cilit është Ahmed al Shara i njohur më mirë si Abu Mohamed al Golani, filloi ofensivën me të cilën rrëzoi Asadin më 8 dhjetor.
Al-Bashir në një intervistë me "Korriere del serra" u përpoq të qetësonte frikën e kritikëve se HTS mund të ushtronte shumë ndikim islamik mbi pjesën tjetër të Sirisë.
"Sjellja e gabuar e disa grupeve islamike ka bërë që shumë njerëz, veçanërisht në Perëndim, t'i lidhin myslimanët me terrorizmin, ndërsa islamin me ekstremizmin, tha ai, duke shtuar se ky ishte një karakterizim i rremë dhe pohoi se donte të garantonte të drejtat e të gjithë njerëzve në Siri. rq/
Foto: arkivi i MIA-s