Kryeministri i ri francez Bajru do të përballet me votim të mosbesimit të qeverisë së tij
- Kryeministri i ri francez, Fransoa Bajru sot pasdite do të përballet me votim për mosbesim të Qeverisë së tij në Parlamentin francez, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:08, 16 janar, 2025

Paris, 16 janar 2025 (MIA) - Kryeministri i ri francez, Fransoa Bajru sot pasdite do të përballet me votim për mosbesim të Qeverisë së tij në Parlamentin francez, lajmëroi DPA.
Nëse ka sukses, kjo do të thoshte rrëzim i qeverisë së sapoformuar të qendrës së djathtë, të formuar mu para Krishtlindjes, dhe plotësisht do ta dobësojë presidentin francez, Emanuel Makron.
Edhe pse pritet se do t'i mbijetojë votimit, ky hap e cekë jostabilitetin e qeverisë, e cila nuk posedon shumicë në Parlamentin nacional.
Votimi u kërkua pardje nga partia majtiste LFI, mu para fjalimit të parë të kryeministrit Bajru. ab/
Foto: ЕPА