• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Portugalisë ka ofruar dorëheqje

Kryeministri i Portugalisë ka ofruar dorëheqje

Lisbonë, 8 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri portugez Antonio Koshta i ofroi dorëheqjen presidentit të shtetit për shkak të hetimit për parregullsitë e supozuara në punën e qeverisë me marrëveshjet për projekte për gërmimet e litiumit dhe të a.q. hidrogjen i pastër, publikoi mbrëmë televizioni portugez SIC.

 "Disa ndërtesa qeveritare të Portugalisë u bastisën dje si pjesë e hetimit për gjoja paligjshmëritë në marrëveshjet për litium dhe të a.q. marrëveshje për hidrogjen të pastër", kumtuan persona zyrtarë, ndërsa mediat lokale publikuan se dy persona të afërt me kryeministrin janë arrestuar.

Mediat portugeze raportuan se të paktën pesë persona u arrestuan, duke përfshirë shefin e zyrës së kryeministrit Antonio Koshta, Vitor Eskari dhe konsulentin e biznesit Diogo Laserdo Mashado, i cili është mik i kryeministrit. Mes të arrestuarve është edhe kryetari i qytetit të Sines, si dhe dy sipërmarrës, shkruan gazeta "Públiko", duke theksuar se ka plane investimi për ndërtimin e impianteve të hidrogjenit në Sines.

Zyra e kryeministrit konfirmoi se janë bastisur hapësirat e Qeverisë, por refuzuan të komentojnë më shumë.

Sipas mediave lokale, hetuesit kanë bastisur dje disa ndërtesa qeveritare, përfshirë rezidencën zyrtare të kryeministrit, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Ministrinë e Infrastrukturës. Prokurorët e shtetit njoftuan në janar se po hetonin projektet e biznesit në lidhje me litiumin dhe hidrogjenin, por nuk përmendën emrat e të dyshuarve në atë kohë. Me 60 mijë tonë rezerva të zbuluara, Portugalia është prodhuesi më i madh evropian i litiumit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR