• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri i Malajzisë, Anvar Ibrahim ka shtruar drekë zyrtare për presidenten Osmani

Kryeministri i Malajzisë, Anvar Ibrahim ka shtruar drekë zyrtare për presidenten Osmani

Prishtinë, 3 maj 2025 (MIA)- Kryeministri i Malajzisë, Anvar Ibrahim, ka shtruar drekë zyrtare për presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaia.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Një mikpritje e jashtëzakonshme nga kryeministri Anvar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaia.

Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë. Faleminderit Malajzi!

QËNDRONI TË LIDHUR