• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Çair dhe Tetovë, pritet nga kryetarët Ganiu dhe Kasami (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Çair dhe Tetovë, pritet nga kryetarët Ganiu dhe Kasami (VIDEO)

Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qëndroi për vizitë jozyrtare në vend pa takime me kreun e shtetit, por me aktivitete të përbashkëta me kryetarët e komunave të Çairit dhe Tetovës - riemërimin e një rruge në Komunën e Çairit, si dhe një vizitë në fshatin malor Vejcë të Komunës së Tetovës.

Kurti dje është pritur nga liderët e disa partive politike shqiptare në vend, lideri i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetari i Komunës së Tetovës dhe njeriu i parë i BESA-s, Bilal Kasami, si dhe nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti, i cili paralajmëroi formimin e një lëvizjeje të re politike. Gjatë vizitës së tij njëditore në Shkup dhe Tetovë, Kurti nuk ka pasur asnjë takim me kreun e shtetit dhe as me partitë qeveritare nga blloku shqiptar.

null

Në fjalimin e tij në manifestimin me rastin e riemërtimit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase” në “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit, Kurti tha se në Kosovë ka disa rrugë që mbajnë emrin e Demaçit, por që emërtimi i një rruge në Maqedoninë e Veriut me emrin e tij ka njohuri të veçanta, duke theksuar se periudha në ish-Jugosllavi kur shqiptarët diskriminoheshin, Demaçi ishte simbol i lirisë.

“Gazetari dhe intelektuali, shkrimtari dhe veprimtari Adem Demaçi me veprimtarinë dhe shkrimet e tij sekrete dhe publike që i kushtuan 28 vjet burg u bë simbol i rezistencës kundër shtypjes dhe shfrytëzimit dhe luftës së vazhdueshme për lirinë e shqiptarëve në ish Jugosllavi. Prandaj emri i Adem Demaçit, përveç emrit si personalitet, ishte edhe emër i figurës, një parullë në vete si “Rroftë Adem Demaçi” në demonstratat e viteve 1968, 1981 dhe 1989”, tha Kurti.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu tha se demaçi ka qenë luftëzar i lirisë, njeri i paqes dhe figura e vetme e unitetit.

Ai gjithashtu tha se Adem Demaçi 30 vite më parë kishte qëndruar tek familja Toska për ditë me radhë, menjëherë pas mbajtjes së grevës së urisë që së bashku me një grup gazetarësh dhe intelektualësh në Kosovë e kishin mbajtur për të mbrojtur fjalën e lirë, pas veprimeve që ndërmerrte politika e Millosheviqit për të heshtur lirinë e fjalës në Kosovë, duke mbyllur të gjitha mediat shqipe dhe gjatë qëndrimit të tij në Shkup, kjo ishte rruga e tij e preferuar, në të cilën shëtiste mbrëmjeve së bashku me mikun e tij Ilmi Toska.

Kurti pasdite ka vizituar edhe Tetovën, ku së bashku me kryetarin e komunës Bilall Kasami kanë vizituar fshatin malor Vejcë, nga ku janë angazhuar për ndërtimin më të shpejtë të rrugës Tetovë - Prizren, e cila do të kalonte nëpër Malin Sharr.null

Kjo nuk është hera e parë që politikanët kosovarë marrin pjesë në ndryshimin e emrit të rrugëve në Komunën e Çairit. Në mars të këtij viti, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” (ish “Slavej Planina”) në Komunën e Çairit. Ndryshe nga Kurti, në muajin mars, Vjosa ishte për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, ku pati takime me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe me kreun e shtetit dhe mbajti fjalim para deputetëve në Kuvend. mb/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR