• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Katarit: Progres i "mirë“ në bisedimet për marrëveshjen për lirimin e robërve në Gaza

Kryeministri i Katarit: Progres i

Doha, 29 janar 2024 (MIA) - Kryeministri i Katarit, Muhamed bin Abdulrahman bin Xhasim al-Thani, deklaroi sot pasdite se është arritur progres i mirë në bisedimet me shefat e inteligjencës së SHBA-së, Izraelit dhe Egjiptit për marrëveshjen e re për lirimin e robërve mes Izraelit dhe Hamasit.

Duke folur në një uebinar të Këshillit Atlantik, al-Thani tha se marrëveshja kornizë është gati që t'i dorëzohet Hamasit, me shpresën se grupi do të "angazhohej pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive në proces".

Ai tha se faza aktuale e bisedimeve mund të çojë në një armëpushim të përhershëm "në të ardhmen", gjë që duket se nënkuptonte se grupi terrorist po shqyrton një armëpushim të përkohshëm, diçka që deri më tani e ka hedhur poshtë, raporton Tajms of Izrael

Ndërkohë, NBC nju, duke cituar burime të veta, tha se projekt-plani tashmë i ishte dorëzuar Hamasit.

Marrëveshja e propozuar do të lejonte lirimin e robërve të mbetur amerikanë dhe izraelitë, duke filluar me gratë dhe fëmijët, tha burimi për NBC njuz. Ai gjithashtu tregoi se kjo do të pasohej nga një ndërprerje graduale e luftimeve dhe shpërndarjen e ndihmave në Gaza, së bashku me një shkëmbim të të burgosurve palestinezë.

Në komunikatën e djeshme nga Kabineti i kryeministrit izraelit, siç raportoi Gardian, u theksua se bisedimet në Paris që synonin arritjen e një marrëveshjeje për robërit ishin “konstruktive”, por se ka ende boshllëqe të konsiderueshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR