Kryeministri i Katarit Al-Tani ka siguruar marrëveshjen për armëpushim midis Teheranit dhe Tel Avivit me propozim të SHBA-së
- - Kryeministri i Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, ka siguruar marrëveshjen e Teheranit për propozimin e SHBA-së për armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit gjatë bisedimeve me përfaqësuesit iranian, deklaroi për Rojters funksionari i njohur me bisedimet.
- Post By Fami Bajrami
- 10:43, 24 qershor, 2025
Doha, 24 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri i Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, ka siguruar marrëveshjen e Teheranit për propozimin e SHBA-së për armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit gjatë bisedimeve me përfaqësuesit iranian, deklaroi për Rojters funksionari i njohur me bisedimet.
Bisedimet u zhvilluan pas sulmeve të djeshme iraniane ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, deklaroi burimi për agjencinë britanike.
Thirrja telefonike erdhi pasi që presidenti amerikan Donald Tramp, i kumtoi kryeministrit të Katarit se Izraeli kishte rënë dakord për armëpushim dhe i kërkoi Dohës ndihmë për të bindur Teheranin që gjithashtu të binte dakord për marrëveshje armëpushimi, tha funksionari.
Presidenti amerikan Donald Trampi herët në mëngjes publikoi se ishte arritur marrëveshje armëpushimi dhe se lufta midis Izraelit dhe Iranit është përfunduar, por pas kësaj të dyja palët qëlluan raketa të reja.
Donald Trampi publikoi se Izraeli dhe Irani do të arrijnë armëpushim të plotë dhe total, e cila në njëzet orët e ardhsme do të përkthehet në një fund të plotë të luftës.
Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, pas publikimit të Trampit deklaroi se nuk kishte "marrëveshje" për kurrfarë armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, por shtoi se nëse Izraeli do të ndalonte "agresionin e tij të paligjshëm" kundër popullit iranian deri në orën 4 të mëngjesit të sotëm sipas kohës së Teheranit, Irani nuk kishte ndërmend të vazhdonte përgjigjen e tij pas kësaj. rq/
Foto: Qeveria e Katarit