• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri i Katarit Al-Tani: Bisedimet me Izraelin aktualisht nuk do të japin rezultate

Kryeministri i Katarit Al-Tani: Bisedimet me Izraelin aktualisht nuk do të japin rezultate

Doha, 10 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri i Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman al-Tani, mbrëmë deklaroi se përpjekjet për ndërmjetësim janë pjesë e identitetit të Katarit dhe se asgjë nuk do ta dekurajojë në këtë rol të tij, disa orë pasi Izraeli sulmoi liderët e Hamasit në Doha.

Doha, së bashku me Kajron dhe Uashingtonin, është ndërmjetësues kryesor mes Izraelit dhe Hamasit gjatë luftës në Gazë. 

"Katari nuk do të ndalojë së përpjekuri dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të ndaluar luftën në Gazë, por nuk mendoj se për momentin negociatat do të japin rezultate, pas asaj që pamë në sulmin e djeshëm", tha al-Tani në konferencën për mediat.

Ai e akuzoi Izraeli për sabotim, siç tha, të mundësive për arritjen e paqes, duke e kritikuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, për të cilin tha se ka kryer "terrorizëm shtetëror". 

Netanjahu tha se sulmi ishte "plotësisht i justifukuar" dhe se urdhëri për të ishte dhënë pas sulmit në Jerusalem dhe humbjen e katër ushtarëve izraelit në Gazë. 

Al-Tani tha se përfaqësuesit amerikan e kanë paralajmëruar Katarin për sulmin 10 minuta pasi ka filluar dhe e ka përshkruar sulmin si "tradhëti njëqind për qind". 

"Katari e ruan të drejtën për t'u përgjigjur ndaj këtij sulmi të paturpshëm dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'u përgjigjur", shtoi ai, duke thënë se është formuar një ekip ligjor për të trajtuar përgjigjen e vendit ndaj sulmit. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR