• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Katalonjës kërkon referendum për pavarësi

Kryeministri i Katalonjës kërkon referendum për pavarësi

Barcelonë, 11 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Katalonjës, Pere Aragones, sot, me rastin e ditës kombëtare të Katalonjës, deklaroi se është e nevojshme të organizohet referendum për pavarësinë e asaj krahine autonome në verilindje të Spanjës. 

"Amnistimi nuk është dhe nuk do të jetë fundi i asgjësë. Ai është vetëm një hap i nevojshëm drejt hapjes së rrugës për referendum", deklaroi Aragones në Barcelonë. 

"Katalonja duhet të vendosë dhe do të vendosë për të ardhmen e saj në referendum. Këtë e mbrojmë në rrugë, në institucionet dhe bisedime", shtoi ai, duke i folur qeverisë spanjolle, shtëpisë mbretërore dhe  gjykatave. 

Amnistimi për organizatorët në referendumin e ndaluar në vitin 2017 është kusht nën të cilin dy partitë separatiste do t'i ofrojnë mbështetje kryeministrit spanjoll Pedro Sançez të formojë qeveri dhe të mbetet në pushtet edhe katër vjet. 

E majta republikane e Katalonjës (ERC) e Aragones dhe partia qendrore e djathtë Bashkë për Katalonjën (JxCat), e kryesuar nga ish kryeministri i Katalonjës në migrim Karles Puxhdemon, mund të fitojnë përparësi në parlament. 

Në fund të muajit do të votohet për qeverinë e re, pas zgjedhjeve të mbajtura në korrik në Spanjë, në të cilat as blloku i majtë as blloku i djathtë nuk fituan shumicën për formimin e qeverisë. 

Qeveria e majtë e Spanjës më parë njoftoi se referendumi nuk mund të organizohet sepse është në kundërshtim me Kushtetutën spanjolle. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR