• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Irlandës sot dhe nesër qëndron për vizitë në Kosovë

Kryeministri i Irlandës sot dhe nesër qëndron për vizitë në Kosovë

Prishtinë, 10 janar 2024 (MIA) - Kryeministri irlandez, Leo Varadkar sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, kumtoi Policia e Kosovës.

Siç transmeton Beta, për vizitën e kryeministrit Varadkar nuk ka informatë apo paralajmërim nga Qeveria e Kosovës apo institucione të tjera.

Në kumtesën e Policisë së Kosovës shkruan se për shkak të vizitës së mysafirit të lartë nga Irlanda "do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme në komunikacion, në intervale të shkurtëra në drejtim të kryeqytetit, si dhe në disa pjesë të caktuara në disa rrugë ku pritet të kalojë përcjellja zyrtare".

Është paralajmëruar edhe rikahëzimi i komunikacionit në kahje alternative.

Në kumtesë, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR