• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Autoritetit Palestinez bëri thirrje për ndërprerjen e sulmeve izraelite dhe bllokadës së Gazës

Kryeministri i Autoritetit Palestinez bëri thirrje për ndërprerjen  e sulmeve izraelite dhe bllokadës së Gazës

 Ramallah, 16 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohamed Shtajeh, sot i ka bërë thirrje SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë në ndalimin e sulmeve ajrore izraelite dhe bllokadës, lajmëroi agjencia palestineze VAFA.

 "Kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar, kryesisht nga administrata amerikane, urgjentisht të ndërhyjë që të ndalohet agresioni, të sigurohet mbrojtja e civilëve dhe shtëpitë e tyre dhe  të parandalohet zhvendosja", tha kryeministri Shtajeh, të transmetuar  nga Si-En-En-i.

 Politikani palestinez gjatë takimit javor të qeverisë së Autoritetit Palestinez në Ramallah, në Bregun Perëndimor, deklaroi se Izraeli synon civilët dhe se qëllimi është "vrasja masive dhe shpërngulja masive", dhe nga këto shkaqe bëri thirrje për hapjen e menjëhershme të korridoreve të sigurta për  për ëehtësimin e dërgimit të ushqimeve, materialeve mjekësore dhe evakuimin e të plagosurve pasi "spitalet në Gazë janë të stërmbushura".

 Ai paralajmëroi për zhvendosjen e mëtejshme të njerëzve nga Rripi i Gazës dhe krijimin e një katastrofe të re, Nakba, duke aluduar në ngjarjet pas luftës arabo-izraelite të vitit 1948, kur rreth 700.000 palestinezë ikën ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Izrael.

 "Njerëzit  tanë nuk do të largohet nga vendi i vet dhe as do të emigrojë prej tij, pa dallim sa është e rëndë sakrifica", tha kryeministri palestinez.

 Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR