• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryeministri francez: Tarifat amerikane janë katastrofë ekonomike për Evropën

Kryeministri francez: Tarifat amerikane janë katastrofë ekonomike për Evropën

Paris, 3 prill 2025 (MIA) - Kryeministri i Francës, Fransoa Bajru deklaroi sot se masat e taksës që vendosi Donald Trampi paraqesin katastrofë ekonomike për botën dhe do të krijojnë vështirësi serioze për Evropën.

"Ky nuk është vetëm problem për Evropën - këto tarifa do të jenë një katastrofë edhe për vetë SHBA-në dhe për qytetarët amerikan", theksoi Bajru në deklaratën për mediat, raportojnë BFMTV dhe " Le Figaro". 

Kryeministri francez kritikoi ashpër politikën amerikane, duke akuzuar administratën në Uashington se ua ktheu shpinën aleatëve të saj.

"Ndodhemi në një periudhë serioze në të cilën Evropa dhe i gjithë Perëndimi duhet të mendojnë se si të përballen me këto sfida", paralajmëron Bajru. qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR