Kryeministri francez Sebastian Lekornu jep dorëheqje, Makron e pranon
- Kryeministri i ri i Francës, Sebastian Lekornu ka dhënë dorëheqje, bëri të ditur sot Pallati i Eliseut, transmeton DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 10:29, 6 tetor, 2025
Paris, 6 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri i ri i Francës, Sebastian Lekornu ka dhënë dorëheqje, bëri të ditur sot Pallati i Eliseut, transmeton DPA.
Lekornu ka dorëzuar dorëheqjen deri te presidentit Emanuel Makron i cili e pranoi atë, kumton Pallati i Eliseut.
Pothuajse katër javë pas emërimit të tij, Lekornu mbrëmë publikoi shpërndarjen e ministrive kryesore, por lideri i republikanëve konservatorë, Bruno Rejto shprehu pakënaqësinë e tij me përbërjen e kabinetit të ri dhe thirri një takim krize për sot, transmeton agjencia gjermane.
Si rezultat i kësaj, janë paraqitur spekulime rreth tërheqjes së mundshme të konservatorëve nga koalicioni me taborin qendror të Makronit i cili nuk ka shumicë parlamentare.
Lekornu duhej nesër të jepte deklaratë në Dhomën e ulët të Parlamentit francez, Asamblenë kombëtare dhe të zbulojë pozicionet në kabinet, kujton DPA.
foto: EPA