Kryeministri francez Lekorni e suspendoi reformën kundërthënëse pensionale të presidentit Makron
- Kryeministri francez, Sebastian Lekorni sot kumtoi se e ka suspenduar reformën kundërthënëse pensionale të presidentit Emanuel Makron, me çka shtyhet mosha për pensionim në 64 vjeç deri në janar të vitit 2028, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:45, 14 tetor, 2025
Paris, 14 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri francez, Sebastian Lekorni sot kumtoi se e ka suspenduar reformën kundërthënëse pensionale të presidentit Emanuel Makron, me çka shtyhet mosha për pensionim në 64 vjeç deri në janar të vitit 2028, lajmëroi DPA.
Projekt-buxheti u prezantua në takimin e sotëm të parë të kabinetit të qeverisë së re, me qëllimin projektues për ulje të deficitit buxhetor nga 5,4 për qind e pritura këtë vit në nën pesë për qind vitin e ardhshëm, theksoi zëdhënësja e qeverisë Mod Brezhon, transmetuar nga agjencia gjermane.
I përballur me betejë të vështirë për t'i mbijetuar së paku dy mosbesimet e caktuara gjatë kësaj jave, Lekorni sot u përball me deputetët në parlament si tentimi i fundit për të krijuar kushte për miratim të buxhetit të ulur për vitin 2026.
Paraardhësi i Lekornit, Fransoa Bajru, u hoq për shkak të propozim-buxhetit. Makron kishte pesë kryeministra për më pak se dy vite.
Franca ka ngecur në qorr-sokak politik pasi që në zgjedhjet e parakohshme që i shpalli Makron në mes të vitit 2024 asnjë taborr politik nuk e fitoi shumicën, ndërsa parlamenti nuk mund të dakordohej për buxhetin për ulje të deficitit. ab/
foto: ЕPА