Kryeministri francez Barnie jep dorëheqje pas votëbesimit në Parlament
- Kryeministri i Francës, Mishel Barnie sot ia dorëzoi dorëheqjen presidentit të vendit, Emanuel Makron.
- Post By Fami Bajrami
- 18:06, 5 dhjetor, 2024
Paris, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Francës, Mishel Barnie sot ia dorëzoi dorëheqjen presidentit të vendit, Emanuel Makron.
Qeveria e Barnies humbi mbrëmë votëbesimin në Asamblenë kombëtare (Dhoma e ulët e Parlamentit) me një shumicë prej 331 votash.
Sipas komunikatës nga Pallati i Eliseut, Makroni i ka kërkuar Barnies dhe qeverisë së tij të vazhdojnë punën si një administratë e përkohshme deri në emërimin e kryeministrit të ri.
foto: arkivi