• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri britanik u takua me liderin palestinez, ndërsa Londra e prezantoi paketën e mbështetjes për territoret palestineze

Kryeministri britanik u takua me liderin palestinez, ndërsa Londra e prezantoi paketën e mbështetjes për territoret palestineze

Londër, 29 prill 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer e priti shefin e Administratës palestineze, Mohamed Mustafa, mbrëmë në Londër, pasi që Dauning strit 10 publikoi pakon për financim prej 101 milionë funta britanike për territoret palestineze si shenjë të "mbështetjes së palëkundur" nga Britania e Madhe, njoftoi DPA.

Starmer gjatë takimit me Mustafan deklaroi se bisedimet u përqëndruan në atë që së shpejti të vazhdohet me armëpushim në Gazë dhe "dorëzimin e shpejtë të ndihmës humanitare".

Britania e Madhe paralajmëron një pako për mbështetje të territoreve palestineze, duke përfshirë 101 milionë funta për ndihmë humanitare, zhvillim ekonomik, forcimin e qeverisjes dhe reformat.

Starmer është përshëndetur me liderin palestinez para rezidencës së tij para se të zhvillonte bisedime brenda, gjatë të cilave ai përsëriti se një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve është "e vetmja mënyrë efektive për të arritur paqen".

"Kjo është shumë e komplikuar, por mendoj se është një kujtesë se duhet të adresojmë problemin rrënjësor e gjithë kësaj, e ajo është mungesa e implementiumit të zgjidhjes për dy shtete", tha Mustafa.

Izraeli ka bllokuar hyrjen e ushqimit, derivateve, ilaçeve dhe mallrave të tjera humanitare në Gazë që nga 2 marsi. Izraeli vazhdoi me bombardimet e tij më 18 mars, duke shkelur armëpushimin në luftën e gjatë dhe pushtoi pjesë të mëdha të Gazës me qëllimin e deklaruar "të bëjë presion ndaj grupit islamik Hamas për të liruar sa më shumë pengjë të rrëmbyer izraelitë".

Programi botëror i ushqimit javën e kaluar kumtoi se rezervat ushqimore në Rripin e Gazës janë harxhuar gjatë bllokadës, me çka është ndërprerë burimi kryesor i egzistencës për qindra mijëra palestinezë. rq/bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR