Kryeministri britanik Starmer e quajti situatën në Gazë "të padurueshme"
- Kryeministri britanik Kir Starmer e quajti sot situatën në Rripin e Gazës "të padurueshme".
- Post By Fami Bajrami
- 15:48, 19 maj, 2025
Londër, 19 maj 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer e quajti sot situatën në Rripin e Gazës "të padurueshme".
Ai shtoi se qeveria e tij po punon me aleatët për të koordinuar një përgjigje ndaj përshkallëzimit të konfliktit në enklavë midis Izraelit dhe grupit radikal palestinez Hamas.
“Kjo është një situatë vërtet serioze, e papranueshme dhe e patolerueshme dhe prandaj punojmë intensivisht për t’u koordinuar me liderë të tjerë se si të reagojmë”, deklaroi Starmer në Londër.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, tha se situata humanitare në Gazë është "e papranueshme" dhe bëri thirrje për vazhdimin urgjent të shpërndarjes së ndihmës humanitare në enklavën palestineze.
"Tashmë dy muaj tani, furnizimet humanitare nuk kanë hyrë në Gazë. Ndihma duhej të arrijë menjëherë tek civilët në nevojë, ndërsa bllokada ndaj Gazës duhet të hiqet që tani", tha Fon der Lajen.
Ajo dhe Starmer dhanë deklaratë për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjeve të reja midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe për të lehtësuar tregtinë e ushqimit dhe për të lehtësuar kontrollet kufitare.
Foto: EPA