• e diel, 18 maj 2025

Kryeministri britanik, Starmer arriti në Shtëpinë e Bardhë në takim me Trampin

Kryeministri britanik, Starmer arriti në Shtëpinë e Bardhë në takim me Trampin

Londër, 27 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Ker Starmer arriti në Shtëpinë e Bardhë në takim me presidentin amerikan, Donald Tramp.

Starmer i dorëzoi Trampit ftesë nga Mbreti Çarlls për vizitë të dytë shtetërore në Britaninë e Madhe. Presidenti amerikan menjëherë e pranoi ftesën.

Vizita e Starmerit në SHBA vjen në kohë të intensifikimit të aktivitetit diplomatik për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Para tre ditëve, presidenti francez Emanuel Makron ishte në Shtëpinë e Bardhë në takim me Trampin. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR