• e martë, 09 korrik 2024

Kryeministri britanik në Kajro u takua me presidentët e Egjiptit dhe të autoriteteve palestineze

Kryeministri britanik në Kajro u takua me presidentët e Egjiptit dhe të autoriteteve palestineze

Kajro, 21 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak në Kajro u takua me presidentët e Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi dhe të autoriteteve palestineze Mahmud Abas, njoftuan agjencitë e huaja. 

Vizita në kryeqytetin egjiptian ishte edhe një etapë nga turneu i Sunakut përgjatë rajonit me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas.

Kryeministri britanik dhe bashkëfolësit e tij u pajtuan se është e nevojshme që të lejohet qasje e ndihmës humanitare deri në Rripin e Gazës dhe të shmangen viktimat civilë. 

Sunaku u takua me Al Sisin dhe Abasin pas vizitës në Izrael dhe Arabi Saudite. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR