• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri britanik i mbështet përpjekjet e Trampit për paqe në Ukrainë, por vlerëson se Kievi duhet të përfshihet në bisedime

Kryeministri britanik i mbështet përpjekjet e Trampit për paqe në Ukrainë, por vlerëson se Kievi duhet të përfshihet në bisedime

Londër, 11 gusht 2025 (MIA) – Kryeministri britanik Kir Starmer i mbështet përpjekjet e presidentit amerikan Donald Tramp për armëpushim në Ukrainë, por thekson, gjithashtu, se Kievi duhet të përfshihet në bisedimet për çfarëdo lloj marrëveshje për armëpushim, deklaroi zëdhënësi i liderit britanik, i cituar nga mediat britanike. 

“Vladimir Putinit aspak nuk mundet t’i besohet, por ne do ta mbështesim Ukrainën, presidenti Tramp dhe vendet evropiane në prag të takimit të fillimit të menjëhershëm në këto bisedime”, deklaroi përfaqësuesi i Dauning strit. 

Sipas tij, "paqja duhet të ndërtohet me Ukrainën, jo t'i imponohet asaj. Ne nuk do ta shpërblejmë agresionin, as nuk do të kompromentojmë sovranitetin e Ukrainës. Ukraina do të vendosë vetë për të ardhmen e saj dhe ne do ta mbështesim atë në çdo hap të rrugës", shtoi ai.

Trampi të premten në Alaskë do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin. Megjithatë, Kievi frikësohet se dy liderët mund të bëjnë përpjekje që t’i diktojnë kushte nën të cilat është pajtuar që t’i ndërpresë luftërat që zgjasin më shumë se tre vjet e gjysmë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR