• e martë, 18 gusht 2026

Kryeministri britanik Burnam ka këmbyer porosi me shefen e rrejshme të kabinetit të Trampit

Kryeministri britanik Burnam ka këmbyer porosi me shefen e rrejshme të kabinetit të Trampit

Londër, 17 gusht 2026 (MIA) - Kryeministri britanik, Endi Burnam ka qenë në kontakt me një person të panjohur i cili është prezantuar rrejshëm si Suzi Uajlls, shefe e kabinetit të presidentit amerikan, Donald Tramp, kumtuan sot mediumet britanike. 

Sipas informatave fillestare, në këmbim nuk janë transmetuar porosi me përmbajtje të ndjeshme apo thelbësore, ndërkaq aktiviteti i dyshimtë është zbuluar shpejtë dhe menjëherë është paraqqitur tek organet kompetente të sigurisë.

Këmbimin e porosive i pari e zbardhi portali "Politiko" në edicionin e vet "London plejbuk". Sipas burimeve të tyre, ambasada britanike në Uashington ishte seriozisht e shqetësuar për incidentin, për ç'shkak në mënyrë të drejtpërdrejtë e inicoi këtë çështje me Shtëpinë e Bardhë.

Tani për tani nuk dihet saktë kur janë dërguar porositë, as cila ishte tema konkrete e bisedës mes profilit të rrejshëm dhe Burnamit, i cili e mori funksionin e kryeministrit më 20 korrik si pasardhës i Kir Starmerit.

I pyetur për të komentuar lidhur me rastin, zëdhënësi i qeverisë britanike shkurtimisht deklaroi se i mohojnë të gjitha kërkesat për hollësi, duke cekur: "Nuk komentoj çështje lidhur me sigurinë kombëtare".

Ky rast pason pasi që vitin e kaluar gazeta "Uollstrit xhurnall" kumtoi se FBI-ja amerikane ka filluar hetim për tentime komprometimi dhe qasje drejt telefonit të Uajllsit. Atëherë, gjithashtu, një person i panjohur ka kontaktuar përfaqësues të shquar të Partisë republikane dhe drejtorë të kompanive kryesore, duke u prezantuar rrejshëm në erin e saj. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR