• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryeministri britanik bëri thirrje për armëpushim

Kryeministri britanik bëri thirrje për armëpushim

Londër, 25 shtator 2024 (MIA) – Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se është “shumë i shqetësuar” për shkak të përshkallëzimit të luftërave në Liban dhe ju bëri thirrje “të gjitha palëve” të tërhiqen dhe ta qetësojnë situatën.

“Na duhet armëpushim që të mundet kjo të zgjidhet në rrugë diplomatike”, shtoi ai.

Në pyetjen si është porosia e tij për shtetasit britanikë të cilët ende janë në Liban, Starmet tha: “Koha e largimit është tani. Planet për situata të jashtëzakonshme po fuqizohen, por mos i prisni”.

“Ende ka fluturime komerciale, është shumë e rëndësishme ta dëgjojnë porosinë time, ndërsa ajo është që të largoheni menjëherë”, deklaroi Starmer. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR