• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri armen i propozoi Azerbajxhanit një pakt mossulmimi

Kryeministri armen i propozoi Azerbajxhanit një pakt mossulmimi

Jerevan, 29 janar 2024 (MIA) - Kryeministri armen Nikoll Pashinjan mbrëmë deklaroi se i ka propozuar Azerbejxhanit të nënshkruajnë një pakt mossulmimi, në pritje të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes.

"Azerbejxhanit ia paraqitëm propozimin për ndërtimin e mekanizmit për kontroll të ndërsjellë të armëve dhe nënshkrimin e paktit të mossulmimit, nëse anulohet nënshkrimi i marrëveshjes paqësore", tha Pashinjan në një fjalim në Ditën e armatës kombëtare.

Azerbejxhani dhe Armenia zhvilluan dy luftëra, në vitet e 1990-ta dhe 2020-të, për enklavën e Nagorno Karabakut, të cilën forcat e Bakusë e pushtuan në fund. Prej atëherë, pothuajse e gjithë popullsia armene nga ai rajon, më shumë se 100.000 njerëz, ikën nga Armenia.

Në dhjetor, të dy vendet shkëmbyen të burgosur, që konsiderohet një hap diplomatik drejt ringjalljes së shpresave për paqe. Megjithatë, në rajon ende ka tensione të larta, ndërsa në kufi rregullisht ndodhin incidente të armatosura. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR