Kryeministri çek nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë
- – Kryeministri çek Petër Fialla deklaroi se Çekia do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën në fuqizimin e armatës së saj pas përfundimit të luftës, kështu që ajo individualisht do të mund përgjigjet në agresionet e ardhshme nga Rusia. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Çekia të dërgojë ushtarë të saj, por nënvizoi se vendimi do të varet nga natyra e misionit eventual dhe nga ajo nëse do të organizohet nga ana e KB-së ose NATO-s.
- Post By Fitore Curri
- 12:24, 30 prill, 2025
Pragë, 30 prill 2025 (MIA) – Kryeministri çek Petër Fialla deklaroi se Çekia do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën në fuqizimin e armatës së saj pas përfundimit të luftës, kështu që ajo individualisht do të mund përgjigjet në agresionet e ardhshme nga Rusia. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Çekia të dërgojë ushtarë të saj, por nënvizoi se vendimi do të varet nga natyra e misionit eventual dhe nga ajo nëse do të organizohet nga ana e KB-së ose NATO-s.
“Dërgimi i ushtarëve çekë varet nga kushtet dhe karakteri i misionit. Në ‘koalicionin e të përgatiturve’ nuk janë vetëm vende që duan të dërgojnë ushtarë. Ka edhe të tillë që ndihmojnë ndryshe, të bindur se Ukraina lufton edhe për ne”, tha Fialla për “Mllada fronta Dnes”.
Ai paralajmëroi se nuk duhet të ketë pritje joreale – nuk bëhet fjalë për njësite që drejtpërdrejtë do të luftojnë kundër forcave ruse.
“Do të varet nga shumë faktorë – kur do të fillojë armëpushimi, si do të jenë kushtet për paqen, çfarë garanci do të jepen. Madje pastaj do ta dimë nëse do të ketë njësite ushtarake”, theksoi Fialla.
Ai nënvizoi se SHBA-ja duhet të luajë rol kyç në përballjen me agresionin rus.
“Nuk besoj në zgjidhje që do të nënkuptonte de jure njohje të territoreve të aneksuara si pjesë e Rusisë. Ky nuk do të ishte fundi i agresionit, por nxitje për të ri – kur Rusia do të rimëkëmbet, ekspertët thonë se kjo do jetë nxitje për 4 deri 6 vjet”, tha kryeministri i Çekisë.
Fialla theksoi se Rusia nuk ka kufi të definuar qartë dhe gjithmonë kur mundet, e ndryshon.
"Nëse themi tani: le ta mbajë Krimenë dhe territoret e aneksuara, nuk do të sjellim paqe. Disa politikanë menduan njësoj në vitet 1930. Kjo çoi në Munih, në sakrificën e vendit tonë. Në vend të paqes, solli luftën më të tmerrshme", shtoi Fiala.
Ai konkludoi se vetëm ukrainasit mund të vendosin çfarë kompromise janë të pranishëm për to, veçanërisht kur bëhet fjalë për territor. fc/
Foto: Arkivi