Kryekomandanti ukrainas në një intervistë i pranoi sulmet në territorin rus
- Kryekomandanti i forcave ukrainase Valerij Zaluzhni në një intervistë për gazetën amerikane Uashington post ka pranuar se ka pasur sulme ukrainase në territorin rus.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:25, 15 korrik, 2023
Uashington, 15 korrik 2023 (MIA) - Kryekomandanti i forcave ukrainase Valerij Zaluzhni në një intervistë për gazetën amerikane Uashington post ka pranuar se ka pasur sulme ukrainase në territorin rus.
“Është problemi ynë dhe varet nga ne se si ta shkatërrojmë këtë armik. Në luftë është e mundur dhe e nevojshme të vritet në territorin e armikut”, tha ai.
Një gazetar nga gazeta amerikane vuri në dukje se autoritetet në Kiev zakonisht nuk i pranojnë sulmet ndërkufitare.
Zaluzhni tha se armët e prodhuara në Ukrainë përdoren në sulme të shpeshta ndërkufitare.
"Nëse partnerët tanë kanë frikë t'i përdorin armët e tyre, ne do të vrasim me tonat", tha Zaluzhni, duke aluduar në kushtin e imponuar nga aleatët perëndimorë, ndërsa ajo është se armët e dërguara aleate nuk duhet të përdoren për sulme në territorin rus.
"Pse, për të shpëtuar popullin tim, duhet t'i kërkoj leje dikujt për të bërë diçka në territorin e armikut?" pyeti Zaluzhni.
Në artikullin e publikuar në “Vashington post” thuhet edhe se Zaluzhni dëshiron të kthejë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
“Sapo të kem mjete, do të bëj diçka. Nuk më intereson - askush nuk do të më ndalojë". ar/
Foto: EPA