• e martë, 24 dhjetor 2024

KRRE-ja do ta bëjë të ditur çmimin e ngrohjes

KRRE-ja do ta bëjë të ditur çmimin e ngrohjes

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot në konferencë shtypi duhet ta kumtojë çmimin e ngrohjes. Nga KRRE për MIA-n thonë se më parë pritet të mbahet mbledhje ku duhet të miratohet një vendim i tillë.

KRRE poashtu ka konfirmuar se një pjesë e madhe e kompanive kanë kërkuar rritje të çmimit deri në 50 për qind, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar edhe ulje, si EMV prodhim dhe EMV energjetikë.

"Është e rëndësishme të theksohet se çmimi mesatar i gazit këtë vit është dukshëm më i ulët në krahasim me vitin e kaluar, por nga ana tjetër, subvencione për këtë sezon të ngrohjes nuk do të ketë. Analizat janë në rrjedhë. Pritet që sot të mbahet mbledhja kryesore ku do të merret vendim. Ndryshe, mbi 90 për qind e banorëve të Shkupit pajisen me ngrohje nga EMV-ja shtetërore e cila bashkon tre kompani- filiale me furnizim, prodhim dhe shpërndarje, këtu përfshihen edhe ngrohtorja “Shkup Veri” dhe Energjetika", thonë nga KRRE.

Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe zgjat deri më 15 prill, ndërsa në sistemin për ngrohje në Shkup janë kyçur 63.000 amvisëri. Prej tyre, më së shumti 58.000 janë në sistemin e EMV-së ose ish-BEG-u, 1,900 janë në sistemin e ngrohjes, ndërsa 400 familje janë amvisëri në Ngrohtoren Veri.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR