• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kronologji e tërmeteve më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit

Kronologji e tërmeteve më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit

Rabat, 10 shtator 2023 (MIA) - Në Marok vazhdon kërkimi per të mbijetuarit, pas tërmetit shkatërrues me intensitet prej 6,8 ballëve të shkallës Rihter, ndërsa në të cilin, sipas të dhënave të fundit, kanë humbur jetën 2.000 njerëz.

Numri i të lënduarve ka tejkaluar 2.060, nga të cilët më shumë se 1.400 janë në gjendje kritike.

Pjesa më e madhe e rasteve të vdekjes janë regjistruar në zonat më të larta malore në jug të Marokut.

Bilanci i viktimave nuk është përfundimtar, ndërsa ekipet e shpëtimit arrijnë në rajonet më të rrezikuara. Ata kërkojnë ët mbijetuar nën rrënojat e shtëpive, objektet historike dhe fetare.

Tërmeti është ndjerë edhe në Algjeri, në jug të Spanjës dhe në Portugali.

Profesori i katedrës për sizmologji të Universitetit të Hashemit në Jordani, Id el Rarazi deklaroi se Maroku është goditur nga tërmeti i barabartë me fuqinë e 25 bombave bërthamore.

Në vazhdim janë renditur në mënyrë kronologjike tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit.

6 shkurt 2023: Turqia dhe Siria. Më shumë se 21.600 njerëz vdiqën në tërmetin 7.8 ballë.

25 Prill 2015: Nepal: Më shumë se 8.800 njerëz vdiqën në tërmetin 7.8 ballë.

11 mars 2011: Japoni. Një tërmet me magnitudë 9 ballë në brigjet verilindore shkaktoi cunami, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 18.400 njerëzve.

12 janar 2010: Haiti. Më shumë se 100.000 njerëz vdiqën në tërmetin 7 ballë. Qeveria vlerësoi 316.000 të vdekur, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur përcaktimin e numrit të saktë.

12 maj 2008: Kinë. Një tërmet me magnitudë 7.9 goditi Siçuanin lindor, duke rezultuar në më shumë se 87.500 të vdekur.

27 maj 2006: Indonezi. Më shumë se 5.700 njerëz vdiqën në tërmetin 6.3 ballë që goditi ishullin Java

8 tetor 2005: Kashmir. Tërmeti me magnitudë 7.6 shkaktoi vdekjen e më shumë se 80.000 njerëzve në rajon.

26 dhjetor 2004: Indonezi: Një tërmet me magnitudë 9.1 shkakton cunami në Oqeanin Indian, duke lënë rreth 230.000 viktima në dhjetëra vende.

26 dhjetor 2003: Iran. Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter goditi pjesën juglindore të vendit, me ç'rast kanë humbur jetën më shumë se 20.000 njerëz.

26 janar 2001: Indi. Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Gujaratin, duke lënë të vdekur 20.000 njerëz.

7 gusht 1999: Turqi. Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Izmitin, me ç'rast kanë humbur jetën rreth 18.000 njerëz. mb/ 

Foto: Jutjub printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR