Kristerson: Suedia nuk është në luftë, por nuk ka as paqe
- Kryeministri suedez, Ulf Kristerson deklaroi sot se vendi i tij "nuk është në luftë, por nuk ka as paqe", duke menduar për sulmet hibride dhe proksi luftën që po zhvillohet në territorin e vet, transmetuan mediumet franceze.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:01, 13 janar, 2025

Stokholm, 13 janar 2025 (MIA) - Kryeministri suedez, Ulf Kristerson deklaroi sot se vendi i tij "nuk është në luftë, por nuk ka as paqe", duke menduar për sulmet hibride dhe proksi luftën që po zhvillohet në territorin e vet, transmetuan mediumet franceze.
"Suedia nuk është në luftë, por nuk ka as paqe. Paqja e vërtetë është liria dhe mungesa e konflikteve serioze mes shteteve", tha ai gjatë forumit vjetor prë mbrojtje në qytetin qendror Selena.
"Ne dhe fqinjët tanë jemi cak i sulmeve hibride të cialt nuk kryhen me predha dhe ushtarë, por me kompjuterë, para, dezinformata dhe kërcënime prë sabotim", tha Kristerson.
"Kjo situatë e sigurisë dhe fakti se gjërat e çuditshme vazhdojnë të ndodhin në Detin baltik na shtyjnë të besojmë se qëllimet armiqësore nuk mund të përjashtohen", shtoi ai.
Në muajt e fundit në Detin baltik janë dëmtuar disa kabllo elektrike dhe telekomunikuese. Sipas ekspertëve dhe politikanëve, dëmtimi i infrastrukturës energjetike është pjesë e "luftës hibride" të Moskës kundër Perëndimit, vërejnë mediumet franceze.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri suedez nuk akuzoi ndonjë vend konkret për kabllo të dëmtuara, por duke folur në përgjithësi për sulmet hibride në rajon, tha "kërcënimi rus gjithsesi do të jetë afatgjatë. E tillë duhet të jetë mbrojtja jonë".
Ai shtoi se qeveria suedeze situatën e këtillë e vlerëson si "serioze" dhe beson se vendi po jeton në "epokë të luftërave proksi". ab/
foto: МIА arkivi