• e shtunë, 14 qershor 2025

Kreu i Këshillit të Evropës është i tronditur nga situata në Rripin e Gazës

Kreu i Këshillit të Evropës është i tronditur nga situata në Rripin e Gazës

Beuksel, 18 maj 2025 (MIA) - Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, mbrëmë deklaroi se është i tronditur nga situata në Rripin e Gazës, për shkak të ofenzivës së zgjeruar izraelite, dhe bëri thirrje për ndërprerje të dhunës.

"Jam i tronditur nga lajmet nga Rripi i Gazës. Civilët po vdesin urie, spitalet sërish u goditën në sulme ajrore. Dhuna duhet të ndërpritet", shkroi Koshta në rrjetin social X.

Ai shtoi se Qeveria izraelite "duhet menjëherë ta ndërprejë bllokadën dhe të sigurojë qasje të shpejtë dhe të papenguar drejt ndihmës humanitare".

Autoritetet izraelite dje kumtuan se e zgjerojnë ofenzivën e vet për të mposhtur lëvizjen palestineze Hamas në Rripin e Gazës, edhe përkundër thirrjeve të shtuara ndërkombëtare për ndërprerje të zjarrit pas luftës shkatërruese prej 19 muajve.

"Ajo që po ndodhë në Gazë është tragjedi humanitare. I tërë kombi është i ekspozuar fuqisë së madhe dhe joproporcionale ushtarake. Ndërprerja e përhershme e zjarrit dhe lirimi urgjent dhe pa kushte i të gjithë pengjeve janë më urgjente se kurrë", tha Koshta.

Nga Bagdadi, ku po merr pjesë në samtine  Ligës arabe, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se është "i shqetësuar nga planet e Izraelit për zgjerim të operacioneve të veta tokësore".

Guteresh sërish bëri thirrje për ndërprerje të përhershme të zjarrit dhe ndërprerje të bllokadës izraelite ndaj ndihmës humaniatre për Gazën, e vendosur më 2 mars. ab/

foto:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR