• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kreu i diplomacisë qipriote bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe të plotë për vrasjen e anëtarëve të WCK në Gazë

Kreu i diplomacisë qipriote bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe të plotë për vrasjen e anëtarëve të WCK në Gazë

 

Nikosia, 4 prill 2024 (MIA) - Hetimi për sulmin ndaj pjesëtarëve të Kuzhinës Qendrore Botërore në Gazë duhet të jetë i shpejtë, i plotë dhe të sjellë përgjegjësi, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Qipros, Konstantinos Kombos përmes platformës "X". njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kombos kumtoi se mbrëmë ka biseduar me themeluesin e WCK, Hose Andres, të cilit i shprehu ngushëllimet e tij në emër të qeverisë qipriote për "humbjen e shtatë heronjve të patrembur të njerëzimit që po ndihmonin njerëzit në terren".

"Ne jemi duke punuar ngushtë me ekipin e "World Central Kitchen" dhe ndajmë dhimbjen që kjo tragjedi i ka shkaktuar familjes WCK. Ne dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e dhunës ndaj punëtorëve humanitar, të cilët duhet të mbrohen gjithmonë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Hetimi duhet të jetë i shpejtë, i plotë dhe të sjellë përgjegjësi", shkruan Kombos.

Shtatë anëtarë të ekipit "Kuzhinës Qendrore Botërore" (World Central Kitchen WCK) u vranë në një sulm izraelit në Gazë të dielën gjatë misionit të tyre humanitar, pas së cilit nga organizata joqeveritare humanitare kumtuan se përkohësisht po i ndërprejnë aktivitetet në rajonin konkret.

WCK ishte edhe pjesë e dy dërgesave humanitare që u dërguan përmes detit nga Qipro në Gazë nën iniciativën "Amaltia", ndërsa ngarkesa e fundit e të shtunës u kthye në Qipro për shkak të vrasjes dhe nuk arriti në Gazë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR