Kremlini: Stërvitjet e NATO-s në Baltik janë përgatitje e Aleancës për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë
- Stërvitje ushtarake të NATO-s në rajonin Baltik janë pjesë e përgatitjeve të aleancës për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, tha zëvendësministri rus i punëve të jashtme Aleksandar Grushko.
- Post By Sara Ademi
- 08:34, 4 qershor, 2025
Moskë, 4 qershor 2025 (MIA) - Stërvitje ushtarake të NATO-s në rajonin Baltik janë pjesë e përgatitjeve të aleancës për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, tha zëvendësministri rus i punëve të jashtme Aleksandar Grushko.
"Aktivitetin ushtarak të NATO-s e vlerësojmë si pjesë e përgatitjeve për konflikte ushtarake me Rusinë", tha thënë Grushko, transmetoi Tas.
"Nëse shohim fokusin e këtyre stërvitjeve, koncepti, struktura e sistemimit të forcave, vetë forcat, cilësia e tyre, detyrat që janë vendosur për këto stërvitje, atëherë është e qartë se bëhet fjalë për luftë kundër kundërshtarit të krahasueshëm", tha ai.
Këtë muaj mbahet BALTOPS - stërvitja vjetore ushtarake e NATO-s në Detin Baltik dhe rajonet e rrethinës.
BALTOPS 25 i sivjetëm është stërvitja më e madhe vjetore detare e NATO-s në rajonin Baltik, që mbahet nga data 3 deri më 20 qershor të vitit 2025.
Në stërvitje marrin pjesë rreth njëzet shtete, më shumë se 40 anije, 25 aeroplanë dhe afër 9.000 pjesëtarë të forcave të armatosura. Theksi kryesor është në integrimin e dronëve (UAV) në operacionet detare, si dhe në stërvitjet e përbashkëta të aftësive siç janë operacionet amfibe, mbrojtja kundërajrore, luftimi i nëndetëseve, masat kundër minave, evakuimi mjekësor dhe shpëtimi i përbashkët i personelit.
Stërvitja zbatohet në një rajon të gjerë në jug të Baltikut, nga ngushtica e Danimarkës dhe Gadishulli Jutland deri në Gjirin e Gdanjsk, dhe përfshin gjuajtje të drejtpërdrejtë në poligonet detare. BALTOPS 25 forcon më tej ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë e aleatëve të NATO-s dhe demonstron aftësinë e përbashkët për të mbrojtur dhe ruajtur lirinë e lundrimit në rajon, veçanërisht në një vit kur NATO feston 75 vjetorin e saj. sa/
Foto: EPA