• e premte, 05 dhjetor 2025

Kremlini shpreson që plani i Trampit për Gazën do të implementohet

Kremlini shpreson që plani i Trampit për Gazën do të implementohet

 Moskë, 30 shtator 2025 (MIA) - Kremlini sot bëri të ditur se shpreson që plani i presidentit amerikan Donald Tramp për paqe në Rripin e Gazës do të implementohet dhe se kjo do të japë një shtysë për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, njoftuan mediat britanike.

 Donald Tramp arriti të fitojë mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për propozimin e paqes në Gaza, por ende nuk është e qartë nëse Hamasi do ta pranojë.

 Në një bisedë telefonike me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi, tha se "Rusia gjithmonë mbështet dhe mirëpret të gjitha përpjekjet e Trampit për të ndaluar tragjedinë e vazhdueshme (në Gazë). Dhe sigurisht, shpresojmë që plani do të implemetohet me qëllim zgjidhjen paqësore të ngjarjeve në Lindjen e Mesme".

 Rusia ka kritikuar operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë gjatë dy viteve të fundit, pas thellimit të marrëdhënieve me rivalin e saj të betuar, Iranin. Moska prej kohësh  ka këmbëngulur se një zgjidhje me dy shtete është e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR