• e shtunë, 14 qershor 2025

Kremlini refuzoi të komentojë nëse Putini do të marrë pjesë në bisedimet në Turqi

Kremlini refuzoi të komentojë nëse Putini do të marrë pjesë në bisedimet në Turqi

Moskë, 13 maj 2025 (MIA) – Rusia do të njoftojë kush do të marrë pjesë në bisedimet e propozuara paqësore në Turqi kur presidenti Vladimir Putin do të vlerësojë se është e përshtatshme, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. 

Ai refuzoi të komentojë nëse vetë Putini do të marrë pjesë në bisedime. 

Putini të dielën propozoi bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për ndërprerje të luftës, pas çka presidenti amerikan Donald Tramp publikisht i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodomir Zelenski që ta pranojë ofertën.  

Zelenski deklaroi se është i gatshëm për bisedime, por theksoi se do të negociojë vetëm personalisht me Putinin. Trampi paralajmëroi mundësi që edhe ai të marrë pjesë në bisedimet eventuale. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR