• e premte, 05 dhjetor 2025

Kremlini: Putini e informoi Kim Xhong-un për takimin me Trampin

Kremlini: Putini e informoi Kim Xhong-un për takimin me Trampin

Moskë, 13 gusht 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin e informoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un në telefon për samitin e ardhshëm me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, i cili do të zhvillohet pas dy ditësh në Enkorixh të Alaskës, njoftoi Kremlini.

"Presidenti rus... ndau informacion me Kim Xhong-un në kontekstin e bisedimeve të ardhshme me presidentin e SHBA-së Donald Tramp", njoftoi Kremlini pas takimit të udhëheqësve.

Sipas deklaratës, Putini shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen që Pheniani i dha Rusisë në shtyrjen e trupave ukrainase nga rajoni kufitar i Kurskut pas pushtimit në gusht të vitit 2024. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për "guximin, heroizmin dhe përkushtimin" e treguar nga ushtarët e Koresë së Veriut në atë kontekst.

Putini dhe Trampi do të takohen në Alaska të premten për të diskutuar mënyrat për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka zgjatur gati tre vjet e gjysmë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR