Kremlini: Putini do ta mirëpriste dëshirën e Trampit për kontakte
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin do ta mirëpresë dëshirën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për kontakte, por që deri tani nuk ka ndonjë lëvizje në atë aspekt.
- Post By Fami Bajrami
- 14:50, 9 janar, 2025

Moskë, 9 janar 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin do ta mirëpresë dëshirën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për kontakte, por që deri tani nuk ka ndonjë lëvizje në atë aspekt.
“Do të ishte më e përshtatshme të pritej që Trampi të bëjë hapin e parë”, ka thënë Peskovi.
Duke komentuar deklaratën e Trampit për Grenlandën dhe Kanadanë ai tha se Arktiku është në zonën e interesave strategjike kombëtare të Rusisë.
“Moska ndjek me kujdes zhvillimet dramatike duke u përpjekur për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Peskovi.
foto: arkivi i MIA-s