Kremlini: Putini do të jetë i ftuari kryesor në paradën në Pekin
- Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, do të jetë i ftuari kryesor në ngjarjen me rastin e shënimit të 80 vjetorit të fitores ndaj Japonisë militariste në Pekin, dukie përfshirë dhe paradën, kumtoi sot ndihmësi i liderit rus, Jurij Ushakov.
- Post By Ramize Qamili
- 19:35, 29 gusht, 2025
Moskë, 29 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin do të jetë i ftuari kryesor në ngjarjen me rastin e shënimit të 80 vjetorit të fitores ndaj Japonisë militariste në Pekin, dukie përfshirë dhe paradën, kumtoi sot ndihmësi i liderit rus, Jurij Ushakov.
Putini do ta vizitojë Kinën prej 31 gushtit deri më 3 shtator, ku do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) në Tjergjin, ndërsa pastaj në Pekin do të marrë pjesë në paradën ushtarake.
"Presidenti ynë më 3 shtator, si i ftuar kryesor, përfaqësuesit kinezë në çdo mënyrë të mundshme e theksojnë këtë, do të marrë pjesë në ngjarjet ceremoniale kushtuar, siç tashmë e thashë në 80 vjetorin e fitores ndaj Japonisë militariste dhe përfundimit të Luftës së dytë botërore", tha Ushakov. rq/
Foto: arkivi i MIA-s