Kremlini paralajmëron se sulmet izraelite në Liban ka mundësi ta destabilizojnë Lindjen e Mesme
- Kremlini sot paralajmëroi se ka mundësi që sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave të grupit shiit libanez "Hezbollah" në Liban ta destabilizojnë Lindjen e Mesme, raportojnë mediat britanike.

Moskë, 24 shtator 2024 (MIA) - Kremlini sot paralajmëroi se ka mundësi që sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave të grupit shiit libanez "Hezbollah" në Liban ta destabilizojnë Lindjen e Mesme, raportojnë mediat britanike.
"Rusia është shumë e shqetësuar nga zhvillimi i situatës", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.
Peskov deklaroi edhe se Rusia nuk ka zgjidhje tjetër përveç që t'i arrijë të gjitha qëllimet e veta në "operacionin special ushtarak" në Ukrainë. Ai shtoi se në momentin që do të arrihen këto qëllime, operacioni ushtarak do të përfundojë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s