• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kremlini paralajmëroi njohjen e rajoneve separatiste në Ukrainë, Shollc dhe Makron të dëshpëruar

Kremlini paralajmëroi njohjen e rajoneve separatiste në Ukrainë, Shollc dhe Makron të dëshpëruar
Moskë, 21 shkurt 2022 (MIA) – Presidenti rus, Vlladimir Putin realizoi biseda telefonike me presidentin francez, Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman Olaf Sholc, me ç'rast i ka informuar se "në një të ardhme të afërt e ka për qëllim të nënshkruajë" dekret për njohjen e "Republikës popullore të Donjeckut dhe Luganskit", transmeton shërbimi për shtyp i Kremlinit. Republika Popullore e Donjeckut dhe Republika Popullore Luganskit nuk janë njohur nga asnjë anëtare e KB-së. Siç njofton TASS, Putini i ka informuar liderët e Francës dhe të Gjermanisë për rezultatet e takimit të zgjeruar të Këshillit të Sigurisë së Federatës ruse, në të cilin është shqyrtuar situata aktuale rreth Donabsit në kontekst të vendimit të Dumës shtetërore për njohjen e së a.q. Republika e Donjeckut dhe Republika e Luganskit. Sot, liderët e këtyre rajoneve separatiste proruse në Ukrainë kërkuan nga Moska të njihet sovraniteti i tyre. "Duke e pasur parasysh të gjithë këtë, presidenti i Rusisë tha se e ka për qëllim në të ardhmen e afërt të nënshkruajë dekret përkatës", thuhet në kumtesën e Kremlinit. Kryeministri gjerman, Olaf Sholv mbajti bisedime urgjente me "partnerët më të afërt" pasi Putini paralajmëroi njohje të shpejtë të pavarësisë së rajoneve separatiste. Paraprakisht, Sholci e paralajmëroi Putinin se njohja e kryengritësve prorusë do të ishte "shkelje e marrëveshjes paqësore", thuhet në kumtesën e kabinetit të Olaf Sholcit. Edhe presidenti francez Makron u shpreh i dëshpëruar nga vendimi i Putinit për të thirrur takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Nacionale. Pas vendimit të Putinit t'i njohë separatistët, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se "hapat e njëanshëm mund ta minojnë sovranitetin e Ukrainës". Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në Tuiter shkroi: "Duke i pasur parasysh deklaratat e dhëna në takimin e Këshillit të Sigurisë së Federatës ruse, mbajta konsultime urgjente me Emanuel Makron dhe Olaf Sholc dhe konvokova seanca të Këshillit për Siguri Nacionale dhe Mbrojtje". Paraprakisht ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dimitro Kuleba i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara "menjëherë" të mbajë seancë për kanosjen që e përfaqëson Rusia për Ukrainën. Kuleba në Tuiter shkroi se organi më i fuqishëm i KB-së duhet të mblidhet "që të bisedojë për veprimet urgjente të drejtuara nga deeskalimi si edhe hapat praktikë për garantimin e sigurisë në Ukrainë". shk/

QËNDRONI TË LIDHUR