• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini: Përpjekja për atentat ndaj Trampit është pasojë e "luajtjes me zjarr" nga amerikanët

Kremlini: Përpjekja për atentat ndaj Trampit është pasojë e

Moskë, 16 shtator 2024 (MIA) – Kremlini kumtoi sot se lidhja mes Ukrainës dhe sulmuesit të dyshuar në përpjekjen për atentat ndaj ish presidentit amerikan Donald Tramp tregon se “luajtja me zjarr” ka pasoja, transmeton Hina.

I pyetur për atë që FBI e quajti përpjekje për atentat ndaj Trampit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi sot se “nuk jemi ne ata që duhet të mendojmë, por inteligjenca amerikane. Në çdo rast, luajtja me zjarr ka pasoja”. 

Komenti kishte të bënte me mbështetjen të cilën SHBA-ja ia jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë. 

Si-En-En, Foks njuz dhe Nju Jork Tajms e identifikuan të dyshuarin 58-vjeçari Rajan Uesli Rout nga Havai, duke iu referuar shërbyesve anonimë të sigurisë. 

Tre profile në rrjetet sociale me emrin e Rut sugjerojnë se ai ishte mbështetës i zjarrtë i Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. 

“Nju Jork tajms” publikoi se e ka intervistuar Rotin në vitin 2023 për shkrim për amerikanët të cilët vullnetarisht ishin paraqitur që të ndihmojnë në përpjekjet ushtarake ukrainase. 

Rut për Tajms deklaroi se ka udhëtuar në Ukrainë dhe aty ka kaluar disa muaj në vitin 2022 dhe se ka bërë përpjekje që të rekrutojë ushtarë ukrainas të cilët kishin ikur nga talebanët që të luftojnë në Ukrainë. 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot e dënoi përpjekjen për atentat ndaj kandidatit presidencial republikan dhe tha se dhuna politike është gjithnjë e papranueshme. 

“Më vjen mirë të dëgjoj se Donald Tramp është i sigurt dhe i padëmtuar. I dërgoj urimet më të mira atij dhe familjes së tij”, tha Zelenski në platformën sociale X. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR