• e premte, 05 dhjetor 2025

Kremlini për tërmetin: U dëshmua se ndërtesat janë rezistuese

Kremlini për tërmetin: U dëshmua se ndërtesat janë rezistuese

Moskë, 30 korrik 2025 (MIA) - Tërmeti në Kamçatka tregoi se ky rajon ishte i përgatitur për lëkundje, kumtoi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov. Ai shtoi se masat e marra paraprakisht kanë dëshmuar efikasitet.

"Të gjitha sistemet për paralajmërim u aktivizuan menjëherë, ndërsa u organizua evakuimi i personave nga zonat të cilat duhej të evakuoheshin për shkak të cunamit", theksoi Peskov.

"Në përgjithësi, ndërtesat kanë treguar rezistencë ndaj tërmetit. Falënderimi i takon Zotit, që nuk ka viktima, kështu që gatishmëria teknologjike u provua dhe ishte në nivel të lartë", theksoi ai.

Tërmet me magnitudë 8.8 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar cunami dhe evakuime në Havai dhe përtej Oqeanit Paqësor. Tërmeti dëmtoi ndërtesa dhe lëndoi disa persona në rajonin e largët rus.

"Tërmeti i sotëm ishte serioz dhe më i forti në dhjetë vitet e fundit", shkroi guvernatori i Kamçatkas në Telegram. Shkencëtarët rusë konfirmuan se ishte tërmeti më i fortë në rajon që nga viti 1952.

Ministria ruse në të njëjtën platformë publikoi se është dëmtuar një çerdhe, por shumica e ndërtesave i kishin rezistuar tërmetit.

Danila Çebrov, drejtoreshë e shërbimit gjeologjik për Kamçatka, deklaroi se intensiteti i tërmetit nuk ishte aq i fortë për shkak të "karakteristikave të caktuara të epiqendrës". rq/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR