Kremlini për momentin nuk sheh mundësinë e rivendosjes së dialogut me Evropën
- Rusia për momentin nuk sheh bazë për vazhdimin e dialogut me Evropën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, disa orë pasi BE-ja miratoi pakon e gjashtëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Moskës në lidhje me luftën në Ukrainë, raportojnë mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 13:34, 24 shkurt, 2025

Moskë, 24 shkurt 2025 (MIA) - Rusia për momentin nuk sheh bazë për vazhdimin e dialogut me Evropën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, disa orë pasi BE-ja miratoi pakon e gjashtëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Moskës në lidhje me luftën në Ukrainë, raportojnë mediat britanike.
Peskovi tha se Rusia dëshiron të gjejë zgjidhje për konfliktin ukrainas duke zhvilluar diskutime me SHBA-në dhe akuzoi Evropën se dëshiron të vazhdojë armiqësitë.
“Evropianët vazhdojnë rrugën që kanë pasur deri më tani dhe janë të bindur për nevojën për të vazhduar luftën”, tha Peskovi.
“Kjo bindje e evropianëve është në kundërshtim të plotë me përpjekjet për të gjetur zgjidhje për Ukrainën, të cilën për momentin e bëjmë me amerikanët”, shtoi ai në përvjetorin e tretë të sulmit rus ndaj vendit fqinj.
Foto: arkivi i MIA-s