Kremlini: Për momentin nuk ka përgatitje për bisedime mes Putinit dhe Trampit
- – Për momentin nuk zhvillohen përgatitje për takim ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, por bisedime të tilla mund të organizohen shpejt, deklaroi sot në mëngjes zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
- Post By Fitore Curri
- 08:55, 5 shtator, 2025
Moskë, 5 shtator 2025 (MIA) – Për momentin nuk zhvillohen përgatitje për takim ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, por bisedime të tilla mund të organizohen shpejt, deklaroi sot në mëngjes zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Trampi dje para gazetarëve deklaroi se së shpejti do të bisedojë me liderin rus.
Presidenti amerikan shtoi se ka arritur të zgjidhë shumë konflikte, por luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës e vlerësoi si më të vështirën deri më tani. fc/
Foto: Arkivi