• e diel, 22 dhjetor 2024

Kremlini: Objektet perëndimore për prodhim të armëve në Ukrainë do të jenë në shënjestër të ushtrisë ruse

Kremlini: Objektet perëndimore për prodhim të armëve në Ukrainë do të jenë në shënjestër të ushtrisë ruse

Moskë, 1 shtator 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov sot deklaroi se në Ukrainë, çdo objekt perëndimor për prodhimin e armëve, që përdoret kundër Rusisë, do të jetë objektiv i armatës ruse.

Peskov tha se Kremlini ka qëndrim negativ ndaj vendimit të prodhuesit britanik të armëve "BAE Systems" për të hapur një bazë në Ukrainë.

“Kuptohet, çdo objekt për prodhimin e armëve, veçanërisht ai që përdoret kundër nesh, do të bëhet objekt me interes të veçantë për ushtrinë tonë", tha Peskov në një bisedë me gazetarët.

BAE Systems, kompania më e madhe britanike e mbrojtjes, dje njoftoi se ka themeluar bazë në Ukrainë dhe ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë në Kiev për të rritur furnizimet me armë dhe pajisje ushtarake. qa/bsh/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR