• e enjte, 03 tetor 2024

Kremlini: NATO po e provokon Ukrainën që të vazhdojë konfliktin

Kremlini: NATO po e provokon Ukrainën që të vazhdojë konfliktin

Moskë, 30 maj 2024 (MIA) - Kremlini e akuzoi NATO-n se po e “provokon” Kievin për të vazhduar konfliktin në Ukrainë, përfaqësuesit e së cilës apeluan për leje nga aleatët për të sulmuar Rusinë me armë të furnizuara nga perëndimi, njoftojnë mediat franceze.

Komentet vijnë pasi ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s ndodhen në Pragë për një takim dy-ditor mes thirrjeve në rritje për aleatët kryesorë për të hequr kufizimet që pengojnë Kievin të përdorë armët perëndimore për të sulmuar objektivat në Rusi.

"Vendet anëtare të NATO-s, SHBA-së dhe qytetet kryesore në Evropë në ditët dhe javët e fundit po hyjnë në një raund të ri të përshkallëzimit të tensioneve dhe këtë po e bëjnë me qëllim", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Ata po provokojnë Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme për të vazhduar këtë luftë të pakuptimtë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.

Ukraina po ushtron presion ndaj mbështetësve të saj - kryesisht SHBA-së - për ta lejuar atë të përdorë armët me rreze të gjatë me të cilat e furnizojnë për të goditur objektivat në Rusi.

SHBA-ja, Gjermania dhe Italia deri më tani kanë refuzuar të lejojnë Kievin të sulmojë përtej kufirit, nga frika se kjo mund t'i tërheqë më afër drejt një konflikti të drejtëpërdrejtë me Moskën. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR