• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini mohon se ka shtyrje të hetimit për vdekjen e Prigozhinit

Kremlini mohon se ka shtyrje të hetimit për vdekjen e Prigozhinit

Moskë, 15 shtator 2023 (MIA) - Kremlini sot njoftoi se është i kënaqur nga tempoja e hetimit për aksidentin e aeroplanit në të cilin humbi jetën pronari i kompanisë ushtarake private "Vagner", Evgenij Prigozhin, edhe pse pas më shumë se tri javëve nga incidenti, shkaqet ende janë të paqarta, transmetoi BTA.

Prigozhini humbi jetën bashkë me ndihmësit e tij kryesorë pas rënies së aeroplanit të tij privat. 

"Definitivisht nuk mendojmë se hetimi është shumë i ngadalshëm", deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov gjatë konferencës së tij për media. 

Ky hetim, tha ai, nuk është i thjeshtë. 

"Ky nuk është incident i thjeshtë dhe për këtë që të komentohet do të ishte shumë herët", tha zëdhënësi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR