• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini kërkon përshpejtimin e hetimeve për sulmin terrorist ndaj Rrjedhës Veriore

Kremlini kërkon përshpejtimin e hetimeve për sulmin terrorist ndaj Rrjedhës Veriore

Moskë, 2 maj 2023 (MIA) - Kremlini sot bëri thirrje të përshpejtohet hetimi për shpërthimet e gazsjellësit Rrjedha Veriore dhe të publikohen rezultatet.

Në shtator të vitit 2022, dy shpërthime të pazgjidhura nënujore ndodhën në tubacionin "Rrjedha Veriore 1" dhe gazsjellësin e sapondërtuar "Rrjedha Verore 2", që i lidhin Rusinë dhe Gjermaninë përmes Detit Baltik.

Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës, ndërsa të dy vendet pohojnë se shpërthimet ishin të qëllimshme, por së pari duhet të konfirmohet se kush është përgjegjës.

Forcat e armatosura daneze javën e kaluar publikuan se më 22 shtator kanë bërë 26 fotografi nga anija ruse në afërsi të vendit të shpërthimit.

"Anijet ruse lundrojnë në detin Baltik dhe kjo është normale. Secili ka qindra fotografi nga anijet ruse", tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Sërish insistojmë - nëse ka ndonjë informacion, duhet të publikohet. Hetimi për këtë sulm terrorist duhet të jetë transparent për të gjithë dhe duhet të përshpejtohet. Bota duhet t'i dijë kryerësit përgjegjës të këtij akti terrorist", tha sot zëdhënësi i Kremlinit.

Danimarka, Gjermania dhe Suedia në shkurt së bashku e njoftuan Këshillin e Sigurimit të KB-së se hetimet e tyre ende nuk kanë përfunduar edhe se nuk është e mundur të dihet  se kur do të jenë gati.

Rusia dëshiron që këshilli 15-të anëtarësh të ndërmarrë hetim për shpërthimet.

Moska, kërkon të sigurojë dëshmi, e akuzoi Perëndimin për gjoja sabotim. SHBA-ja dhe Ukraina mohuan se kanë ndonjë lidhje me sulmet, ndërsa të njëjtë gjë e bëri edhe Rusia. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR