Kremlini i tronditur nga vdekja e papritur e ish-ministrit të Transportit, Roman Starovoit
- Kremlini sot kumtoi se është tronditur nga vdekja e papritur e ish-ministrit rus të Transportit, Roman Starovoit, disa orë pasi që presidenti Vlladimir Putin e ndërroi.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:25, 8 korrik, 2025
Moskë, 8 korrik 2025 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se është tronditur nga vdekja e papritur e ish-ministrit rus të Transportit, Roman Starovoit, disa orë pasi që presidenti Vlladimir Putin e ndërroi.
Starovoitu gjet i vdekur në automobilin e tij jashtë Moskës me plagë nga arma e zjarrit, ndërkaq hipoteza kryesore është se ai është vetëvrarë, kumtuan hetuesit shtetërorë.
Kur u pyet për vdekjen e ministrit Starovoit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov tha se Putini ishte informuar për incidentin dhe lajmin e përhskruajti si "tragjik dhe të pikëllueshëm".
"Nuk mund të mos i tronditë njerëzit e zakonshëm. Gjithsesi, edhe ne u tronditëm. Në rrjedhë është hetimi që do t'u përjgigjet të gjitha pyetjeve", tha Peskov, duke refuzuar të psekulojë për shkakun e vdekjes.
Në dekretin presidencial të kumtuar dje nuk ështël cekur shkaku i largimit të Starovoit, pas diç më shumë se një viti në funkison, edhe pse analistët politikë dyshojnë se largimi është i lidhur me hetimin për korrupsion në rajonin Kursk, me të cilin ai ka menaxhuar dikur.
Rojters nuk mundi t'i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto dyshime, por një burim nga sektori i transportit, i cili dëshiroi të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së rastit, tha se pozita e Starovoit ishte sjellë në pikëpyetje me muaj për shskak të skandalit me korrupsionin.
Hetimi fokusohet në atë nëse 19,4 miliardë rubla (rreth 210 milionë euro) që ishin dedikuar për përforcim të kufijve të Rusisë me Ukrainën në rajonin Kursk në vitin 2022 ishin shpenzuar në mënyrë të drejtë apo një pjesë e atyre parave ishin përvetësuar. ab/
fotо:ЕPА