• e premte, 05 dhjetor 2025

Kremlini: Evropa i pengon përpjekjet e Trampit për arritjen e paqes në Ukrainë

Kremlini: Evropa i pengon përpjekjet e Trampit për arritjen e paqes në Ukrainë

Moskë, 31 gusht 2025 (MIA) - Forcat evropiane i pengojnë përpjekjet e presidentit amerikan Donald Tramp për arritjen e paqes në Ukrainë, ndërsa Rusia do të vazhdojë me operacionet në Ukrainë derisa nuk sheh shenja të qarta se Kievi është i gatshëm për paqe, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai tha se "ana ushtarake evropiane" vazhdon t'i pengojë përpjekjet amerikane dhe ruse lidhur me Ukrainën.

"Ne jemi të gatshëm ta zgjidhim problemin me mjete politike dhe diplomatike. Por, tani për tani nuk shohim reciprocitet nga ana e Kievit. Për këtë shkak, do të vazhdojmë me operacionin special ushtarak", shtoi Peskov. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR