• e premte, 22 nëntor 2024

Kremlini do të emërojë ambasador të ri në SHBA

Kremlini do të emërojë ambasador të ri në SHBA

Moskë, 7 tetor 2024 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se do të emërojë ambasador të ri në SHBA pas përfundimit të mandatit të Anatolij Antonov si ambasador, duke hedhur poshtë spekulimet se Moska do të ulë në nivelin më të ulët marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin.

Një diplomat nga karriera, 69 vjeçari Antonov, ka udhëhequr ambasadën ruse në Uashington që nga viti 2017 dhe në korrik publikoi se mandati i tij po përfundon.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov deklaroi se ende nuk është konfirmuar se kur presidenti Vladimir Putin do ta presë Antonovin, por se ambasadori mund të kontaktojë me presidentin çdo ditë.

Në pyetjen nëse kthimi i Antonovit ishte një tregues i përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin, Peskov tha se nuk është.

“Jo, nuk është, ambasadori i ri do të emërohet me kohë", tha Peskovi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR