• e diel, 22 dhjetor 2024

Kremlini: Është qesharake dhe absurde të akuzohet Rusia për dëmtim të kabllove në Detin baltik

Kremlini: Është qesharake dhe absurde të akuzohet Rusia për dëmtim të kabllove në Detin baltik

Moskë, 20 nëntor 2024 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se është "qesharake" dhe "absurde" të akuzohet Rusia për dëmtim të dy kabllove telekomunikuese në Detin baltik.

"Është qesharake duke pasur parasysh reagimin për sabotazhë të Ukrainës në Detin baltik", deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov, lidhur me sabotimin e gazpërçuesit "Rrjedha veriore" në shtator të vitit 2022, për çka Moska e akuzon Kievin.

Ukraina mohoi se është e përzier, por jurisprudenca gjermane lëshoi fletë-arrest evropian për instruktorin zhytës ukarinas i dyshuar për përzierje në sabotim.

Deri më tani nuk është konfirmuar përzierja e shtetit ukrainas në sabotim.

Lidhur me dëmtimin e dy kabllove telekomunikuese mes Finlandës dhe Gjermanisë nga njëra anë dhe Suedisë dhe Lituanisë nga ana tjetër, Peskov sot deklaroi se "është mjaft absurde të vazhdohet të akuzohet Rusia për gjithçka, pa kurfarë baze". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR